Aktualitet

Shembjet në Dragostunjë/ Ndërpritet energjia elektrike, pritet të çmontohet shtylla e tensionit të lartë

Në një njoftim zyrtar shkruhet se, energjia elektrike do të mungojë deri në orën 17:00. 

23 Shkurt 2026, 11:54 Nga D.S
Shembjet në Dragostunjë/ Ndërpritet energjia elektrike, pritet
LIbrazhd

LIBRAZHD-  Punimet për demontimin e shtyllës Nr.15 në linjën 110kV në HEC Egnatia, do të shkaktojnë një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike për disa fshatra në Librazhd. 

Në një njoftim zyrtar shkruhet se, energjia elektrike do të mungojë deri në orën 17:00.  Bëhet me dije se, aktulisht pa energji kanë mbetur fshatrat, Ferrë, Frarë dhe Hotolisht, Gurëkuqe. 

“Ju njoftojmë se, në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr.15, në linjën 110kV L110-16/3a Librazhd – HEC Egnatia,  në datën 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht të Nënstacionit Librazhd si dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë. Si rrjedhojë, gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Librazhd: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al

hec egnatia librazhd ndërpritet energjia elektrike pritet të çmontohet shtylla e tensionit të lartë

Sondazh

Poll