Aktualitet

Lëvizte me armë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

23 Shkurt 2026, 13:55 Nga E.d
Lëvizte me armë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotmë një 30-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi lëvizte me pistoletë në brez. Ai u arrestua te tregu elektrik.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me municion. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 28-vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”. Lëvizte me pistoletë në brez, kapet te tregu elektrik dhe arrestohet 30-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Procedohet penalisht 1 shtetas që dyshohet se ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 30-vjeçarit, dhe nuk ka kallëzuar.

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje, si dhe si rezultat i sigurimit dhe administrimit të shpejtë të informacionit, se një shtetas lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Në kuadër të operacionit të koduar "Implikimi", u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia arme tirane

Sondazh

Poll