Aktualitet

Juglindja prej ditësh e paralizuar, ARRSH: Qarkullimi do të vijojë të mbetet i bllokuar (RRUGËT ALTERNATIVE)

Gjatë një postimi në Facebook, ARRSH thekson se ky segment që pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke. 

23 Shkurt 2026, 12:29 Nga I.A
Juglindja prej ditësh e paralizuar, ARRSH: Qarkullimi do të
Shembja e rrugës

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se segmenti rrugor Prrenjas-Librazhd do të vazhdojë të mbetet i bllokuar. Gjatë një postimi në Facebook, ARRSH thekson se ky segment që pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke. 

Për këtë, ARRSH njofton se qytetarët duhet që të ndjekin rrugët alternative 'Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan' ose 'Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë'. 

Postimi i plotë:

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec. Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth. ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat: ✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan ✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë: ✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

arrsh

Sondazh

Poll