Aktualitet

"Brotherhood"/ Prodhonin dhe tregtonin lëndë narkotike! Arrestohen dy persona dhe sekuestrohet 57 kg kanabis në Vlorë (EMRAT)

Në një njoftim zyrtar, blutë bëjnë me dije se, F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në Mavrovë, u arrestuan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

23 Shkurt 2026, 08:58 Nga D.S
"Brotherhood"/ Prodhonin dhe tregtonin lëndë narkotike!
Malli i sekuestruar

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi iu gjetën 57 kilogramë kanabis. Në një njoftim zyrtar, blutë bëjnë me dije se Fioraldo Meminaj dhe Lirim Likaj, banues në Mavrovë, u arrestuan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike. Mësohet se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë: 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për dy shtetas që dyshohet se merreshin me transport dhe shitje të lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brotherhood”.

Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.

Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.

Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë;

-L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë,
për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.", njoftoi policia./Dosja.al

vlore prodhonin dhe tregtonin lëndë narkotike arrestohen dy persona dhe sekuestrohet 57 kg kanabis në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2026, 22:21 D.S

I dashuruari i Shën Valentinit!

Në ditën e shenjtë të Shën Valentinit, askush nuk duhet të qajë… Por fati i keq nuk do t’ia dijë pë...