Aktualitet

VIDEO/ Arrestohen dy persona në Shkodër! Momenti kur policia hyn në banesën e 29-vjeçarit dhe gjen armë, municion luftarak e kanabis (EMRAT)

Uniformat blu bëjnë me dije se gtjithsej u sekuestruan 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

23 Shkurt 2026, 09:52 Nga D.S
VIDEO/ Arrestohen dy persona në Shkodër! Momenti kur policia hyn
Arsenali i armeve te sekuestruara

SHKODËR-  Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona nga në fshatin "Ura e Shtrenjtë" pas një aksioni të ushtruara në një banesë ku u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh. Uniformat blu bëjnë me dije se gtjithsej u sekuestruan 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë Sami Meaj dhe Selim Myrtja, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi dyshohet se janë posedues të sendeve dhe materialeve të sekuestruara dhe bashkëpunëtorë të R. M. Policia gjithashtu ka publikuar dhe pamjet e operacionit të filmuara më dron nga ku shihet momenti kur policia hyn në banesë dhe gjen të fshehura armët dhe lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

“Shkodër/ Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”. Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja. 

Vihen në pranga 2 shtetasit që dyshohet se i posedonin. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.   Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.", njofton policia./Dosja.al

ndermollasi 2 sami meaj selim myrtja

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2026, 22:21 D.S

I dashuruari i Shën Valentinit!

Në ditën e shenjtë të Shën Valentinit, askush nuk duhet të qajë… Por fati i keq nuk do t’ia dijë pë...