Aktualitet

U përplas me kamionin e mbeturinave, humb jetën shqiptari i apasionuar pas motorëve në SHBA, detaji i trishtë (Emri+Foto)

19 Shkurt 2020, 10:57 Nga DOSJA
U përplas me kamionin e mbeturinave, humb jetën shqiptari i apasionuar

SHBA- Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka pësuar me motor. Nuri Kaloshi 52 vjeç është aksidentuar me kamionin e mbeturinave, teksa gjykata ka vendosur që shoferi i makinës nuk ka pasur faj.

Pas aksidentit Kaloshi u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore në Hackensack, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra. Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij më anë të një postimi në “Facebook” si dhe mediat e huaja.  Një detaj i trishtë është edhe fakti që vetëm dy javë më parë ai kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij. Kaloshi njihej për pasionin që kishte për motorët.

Postimi djalit të Nuri Kaloshit në Facebook:

Për këdo që e lexon këtë, me zemër të copëtuar ju njoftoj se dje, 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit. Ai për fat të keq ka humbur jetën. Babai im do të mbahet mend gjithmonë dhe do ta duam pafund. Të dua shumë babi dhe e di që na po shikon të gjithëve si engjëll që je. Pusho në copa babi me Nanën.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuri kaloshi vdes shqiptari ne shba nuri kaloshi vdes shqiptari ne shba

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 08:44

KRUJË-Shkolla ne fshatin Nojë në Malësinë e Krujës pësoj dëme nga tërmeti 26 nëntorit, ndërsa nxënësit janë zhvendosur në qendrën shëndetësorë të fshatit. ...