Sport

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, e nis me gol, më së miri MLS-në!...

Myrto Uzuni e nis në mënyrën më të mirë të mundshëm sezonin e ri në Major League Soccior.

22 Shkurt 2026, 11:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, e nis me gol, më

SHBA - Edhe pse u fol për një transferim në kampionatin turk në merkaton e muajit janar, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni, ka gjetur golin në sfidën e parë të kampionatit të ri me skuadrën e Austinit ndaj Minnesota United.

Uzuni ishte titullar në këtë ndeshje te pare, duke u bërë protagonist në disa aksione të skuadrës teksane. Në minutën e 76-të ai la gjurmën e tij në këtë ndeshje duke dërguar topin në rrjetë për të çuar për momentin rezultatin 2-1 për Austin.

Për fatin e keq skuadra teksane nuk diti të ruajë këtë avantazh, pasi Minnesota barazoi 2-2 rezultatin në minutat e fundit, me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë.

Myrto Uzuni është në sezonin e tij të dytë në kampionatin amerikan te futbollit dhe duket se është përshtatur mirë me futbollin e këtij vendi, teksa e ka nisur sezonin e ri ashtu siç pritet nga një sulmues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Shkurt 2026, 11:00

Al Ittihad merr hak ndaj Benzemas…

ARABIA SAUDITE - Edhe kundër dhjetë lojtarëve, Al Hilal nuk mundi ta mposhtte një Al Ittihad mbresëlënës dhe rezistent.&nbs...

Sport 22 Shkurt 2026, 10:00

"Rezultati është relativisht mashtrues"

Mascherano beson se humbja 3-0 kundër LAFC ishte e tepërt SHBA - Javier Mascherano e përshkroi humbjen 3-0 të Inter Miami&nb...