Aktualitet

VIDEO/ Pamjet nga sherri ku humbi jetën Egli Pashollari në Tiranë, si ndodhi ngjarja

Në video shihet si Pashollari u qëllua për vdekje me thikë në Tiranë pas një sherri për motive banale.

22 Shkurt 2026, 15:58 Nga D.S

VIDEO/ Pamjet nga sherri ku humbi jetën Egli Pashollari në

TIRANË-  Janë publikuar pamjet nga sherri ku humbi jetën i riu, Egli Pashollari dy ditë më parë në kryeqytet. Në video shihet si Pashollari u qëllua për vdekje me thikë në Tiranë pas një sherri për motive banale. Përplasja fizike ka nisur një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, mes një grupi të rinjsh. 


Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina, është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapa dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Pashollari gjithashtu është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit. Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

 

egli pashollari emiljano shullazi gazmend bucpapa

Sondazh

Poll