Aktualitet

EMRAT/ 20 vite më parë grabitën 53 milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar/ The Sun: Shqiptari sot bën jetë luksi

Sipas medias britanike ‘The Sun’, shqiptari Jetmir Buçpapa po bënte një jetë luksoze, me një trashëgimtare milionere në krah të tij.

22 Shkurt 2026, 15:34 Nga D.S

 

EMRAT/ 20 vite më parë grabitën 53 milionë paund në
Jetmir Buçpapa

 

 

ANGLI- Dy shqiptarët, Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj grabitën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge. Sipas medias britanike ‘The Sun’, shqiptari Jetmir Buçpapa po bënte një jetë luksoze, me një trashëgimtare milionere në krah të tij. Në artikull shkruhet se, Buçpapa, 46 vjeç, u dënua me 30 vite burg për grabitjen.

Ai kaloi vite në burgun Belmarsh, por u deportua në Shqipëri në 2020. 'The Sun' thekson se, Buçapa është ndarë nga bashkëshortja Besiana Dunisha, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë, dhe tashmë ka një raport me vajzën e një biznesmeni shqiptar shumë të pasur, i cili punon në një kolegj ndërkombëtar me mësues britanikë.

Operacioni kriminal nisi kur banda rrëmbeu menaxherin e objektit së bashku me familjen e tij, ndërsa 14 punonjës të tjerë u mbajtën nën kërcënimin e armëve brenda kafazeve metalike. Pas grabitjes, dy shqiptarët u larguan me një kamion të mbushur me gjysmë ton para, duke u fshehur fillimisht në një fermë në Kent. Grabitja e bujshme e organizuar nga Buçpapa dhe Hysenaj përfundoi në vjedhjen e 53,116,760 paundëve, nga të cilët 32 milionë vijojnë të zhdukura dhe dyshohet se janë pastruar në Qipro dhe Marok. 

Më tej në artikull shkruhet se, autoritetet zbuluan vetëm një pjesë të shumës së grabitur: rreth 100 mijë paund u gjetën në fermën e John Fowler, mbi 9 milionë paund në një kontejner në Welling dhe 8 milionë të tjera në një magazinë pranë shtëpisë së Lea Rusha. Autoritetet mbeten ende në kërkim të provave ose të parave, ndërsa raportojnë se Buçpapa aktualisht po e shijon lirinë e tij. Gazeta britanike githashtu nënvizon se edhe pse kanë kaluar pothuajse 20 vjet nga kjo ngjarje, misteri i miliona paundëve të pagjetur vazhdon të mbetet 'betejë' për drejtësinë britanike./Dosja.al

jetmir buçpapa ermir hysenaj  20 vite më parë grabitën 53 milionë paund në mbretërinë e bashkuar

Sondazh

Poll