Aktualitet

Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar/ Nesër hapet bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

Pas bllokimit nga rrëshqitja e dherave, ARRSH po punon bashkë me kompaninë kontraktuese që të bëhet hapja e aksit.

22 Shkurt 2026, 14:06 Nga I.A
Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar/ Nesër hapet bypass-i për
Rruga

LIBRAZHD- Aksi Librazhd-Përrenjas pritet që të jetë i kalueshëm për makinat ditën e hënë. Pas bllokimit nga rrëshqitja e dherave, ARRSH po punon bashkë me kompaninë kontraktuese që të bëhet hapja e aksit.


Ndërkohë që ditën e nesërme do të hapet bypass-i, për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur. Situata në segmentin rrugor është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Sot Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës në aksin Përrenjas-Librazhd./Dosja.al

aksi përrenjas-librazhd

Sondazh

Poll