Aktualitet

VIDEO/ Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

Ndërkohë që janë sekuestruar një shumë parash si dhe 4 celularë.  

22 Shkurt 2026, 13:09 Nga I.A
VIDEO/ Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion,
Arrestimet

TIRANË- Dy persona janë arrëstuar ditën e sotme në Tiranë për prostitucion. Mësohet se një 20-vjeçar dhe një 39-vjeçar në bashkëpunim me njëri tjetrin shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani.

E reja e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”. Ndërkohë që janë sekuestruar një shumë parash si dhe 4 celularë.  


Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Netëork 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucion.

Sekuestrohen një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Network 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë./Dosja.al

Sondazh

Poll