Aktualitet

Rrëshqitja në aksin Përrenjas-Librazhd, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet pas bllokimit të rrugës nacionale

Hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën Përrenjas-Librazhd.

22 Shkurt 2026, 12:22 Nga I.A
Rrëshqitja në aksin Përrenjas-Librazhd, Prokuroria e Elbasanit
Shembja

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës.

Hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën Përrenjas-Librazhd. Prokuroria në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj.

Objekt i hetimit do të jetë e gjithë rruga pra nga Peqini në Qukës që mbulon zona e Prokurorisë së Elbasan, pasi lumi Shkumbin po shfrytëzohet masivisht në disa zona. Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe do të demontohet shtylla e tensionit të lartë, pasi po rrëshqet.

Situata në segmentin rrugor është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj qarkullimi./Dosja.al

prokuroria e elbasanit

Sondazh

Poll