Aktualitet

Alarm te “Arrat e Gurrës”/ Rrëshqitje masive dhe rrezik shembjeje, autoritetet bllokojnë çdo qarkullim

Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë.

21 Shkurt 2026, 22:27 Nga E.d

Alarm te “Arrat e Gurrës”/ Rrëshqitje masive dhe rrezik

Arrat e Gurrës- Situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës, është përkeqësuar. Rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë. Kjo ka rritur rrezikun e qarkullimit të sigurt të automjeteve dhe ka shkaktuar panik te qytetarët. 

Autoritetet kanë ndaluar plotësisht qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve të emergjencës si zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, por rreziku i shembjes është aktiv. Kjo i ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën./Dosja.al

arrat e gurrës arrsh policia

Sondazh

Poll