Aktualitet

Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhet motivi i krimit, autori e qëlloi me thikë se i ngacmonte gruan! Si ndodhi ngjarja

Konflikti ka nisur pas pretendimeve për ngacmime ndaj bashkëshortes së Bucpapës, e cila ishte e punësuar në një market si shitëse pranë vendit të ngjarjes.

21 Shkurt 2026, 11:11 Nga E. D
Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhet motivi i krimit,
pamjet

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë nga Gazmend Buçpapa, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve zyrtare, konflikti ka nisur pas pretendimeve për ngacmime ndaj bashkëshortes së Bucpapës, e cila ishte e punësuar në një market si shitëse pranë vendit të ngjarjes.

Bëhet me dije se gruaja i kishte treguar bashkëshortit se Pashollari e ngacmonte vazhdimisht dhe rreth orës 15:40, Bucpapa, së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër, janë përballur me viktimën në zonën e ish-parkut në Tiranë.

Më pas debati ka degjeneruar në dhunë dhe Pashollari është goditur me thikë, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, të përfshirët janë larguar me automjet, i cili më pas është braktisur, dhe kanë vijuar lëvizjen me taksi drejt banesës së tyre në zonën e Sharrës.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se viktima e kishte ngacmuar shpesh. Gjithashtu prindërit e autorit janë shoqëruar dhe kanë dhënë të njëjtin version të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina, është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapa dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Pashollari gjithashtu është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit. Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

gazmend buçpapa egli pashollari

Sondazh

Poll