Art&Argëtim

Familja e Caroline Flack publikon postimin e pabotuar të prezantueses, pas nisjes së hetimit për vdekjen e saj

19 Shkurt 2020, 14:11 Nga DOSJA
Familja e Caroline Flack publikon postimin e pabotuar të prezantueses, pas

LONDËR– Flack, ish-prezantuesja 40-vjeçare e reality show-t “Love Island” në Britaninë e Madhe, mendohet të jetë vetëvrarë në apartamentin e saj në verilindje të Londrës më 15 shkurt, ndërsa ajo priste të paraqitej në gjyq për një sulm të dyshuar të të dashurit të saj.

Familja e Flack tha që asaj i ishte thënë të mos e postonte mesazhin në mediat sociale, por ata vendosën ta publikonin  atë përmes gazetës lokale Lindore Daily Press.

“Kështu që shumë të vërteta ishin atje, por kështu ndihej ajo dhe familja ime dhe unë do të doja që njerëzit t’i lexonin fjalët e saj. Carrie ishte e rrethuar nga dashuria dhe miqtë por kjo ishte thjesht shumë për të.”- tha Chris Flack, nëna e Caroline.

Në mesazhin e parë, Flack mohoi që ajo abuzoi me partnerin e saj, Lewis Burton, dhe e quajti incidentin “një aksident”.

Avokati i Flack, Paul Morris, tha se Burton nuk e mbështet ndjekjen penale dhe se ishte një dëshmitar, “jo viktimë”, njoftoi agjensia e lajmeve “PA” në Britani  në seancën paraprake në dhjetor të 2019.

Një përfaqësues i Burton ka thënë për CNN se nuk do të bënin asnjë koment gjatë kësaj kohe.

Publikimi i mesazhit nga Flack erdhi në të njëjtën ditë me ditën kur u bë kërkesa në Gjykatën “Poplar Coroner” në Londër.

Hetimet kryhen sa herë që ekziston arsye e fortë që besohet se vdekja ishte për shkak të diçkaje tjetër përveç shkaqeve natyrore.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz caroline flack londer nena e flack nis hetimi per vdekjen e flack caroline flack londer nena e flack nis hetimi per vdekjen e flack

Sondazh

Poll