Art&Argëtim

Mbretëresha Elizabeth jep urdhër të prerë, ndalon Princ Harryn dhe Meghan Markle ta shesin veten si ‘çift mbretëror’

19 Shkurt 2020, 10:13 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabeth jep urdhër të prerë, ndalon Princ

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth ka ndaluar Princ Harry-n dhe Meghan Markle të përdorin markën fitimprurëse “Sussex Royal”, që shpresuan ta përdornin për të ndërtuar jetë të re në Kanada, sepse ata thjesht nuk mund ta shesin veten si mbretërorë.

Duka dhe Dukesha e Sussex duhet të heqin emërtimin e tyre ‘Sussex Royal’, pasi vendosën të tërhiqeshin nga familja mbretërore.

Pas bisedimeve të gjata dhe komplekse, Mbretëresha dhe zyrtarët e vjetër besohet të kenë rënë dakord se nuk është më e tolerueshme, që çifti ta mbajë fjalën ‘mbretërore’ në ‘markën’ e tyre.

Harry dhe Meghan kanë shpenzuar dhjetëra mijëra paund në një ëebfaqe të re të “Sussex Royal”. Ata gjithashtu kanë kërkuar të regjistrojnë Sussex Royal si një markë globale për një sërë artikujsh dhe aktivitete, duke përfshirë veshmbathje, libra dhe materiale mësimore.

Për më tepër, ata kanë ndërmarrë hapa për të ngritur një organizatë të re bamirësie: Sussex Royal, Fondacioni i Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Tani është bërë e qartë se ata do të duhet të ‘ri-markojnë’, pas urdhrit të prerë të mbretëreshës Elizabeth.

Sidoqoftë, kuptohet që çifti ka pranuar që, si pjesë e marrëveshjeve të tyre të reja të punës, ata nuk do të jenë në gjendje të përdorin emrin e Royal Sussex siç kishin shpresuar.

 

Zhvillimi mendohet se paraqet një goditje të madhe për Sussexes, të cilët tani përballen me një fillim të ri dhe ri-regjistrimin e gjithçkaje nga faqja e tyre e bamirësisë, nën një etiketë të re.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al                                                                                  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz çifti mbretëror mbreteresha elizabeth meghan markle princ harry çifti mbretëror mbreteresha elizabeth meghan markle princ harry

Sondazh

Poll