Showbiz

Akuza se ka sulmuar të dashurin, prezantuesja e ‘Love Island ’Caroline Flack vret veten në moshën 40-vjeçare

Lajmi për vdekjen u publikua të shtunën, ndërsa mësohet sipas  raportimeve, se Caroline është vetëvrarë ditën e “Shën Valentinit".
Featured image of article: Akuza se ka sulmuar të dashurin, prezantuesja e ‘Love Island ’Caroline Flack vret veten në moshën 40-vjeçare Caroline Flack

LONDËR– Prezantuesja e mirënjohur, e ‘Love Island” Caroline Flack, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, ndërsa lajmin e hidhur e ka bërë me dije ditën e djeshme familja e saj.

Sipas mediave të huaja Flack u vetëvra , ndërsa trupi i saj u gjet në banesën e saj  në Londër, ka thënë avokati i familjes.

Ndërsa familjarët kanë kërkurar që mediat të mos i shqetësojnë  në këto ditë të vështira, ata nuk kanë shpjeguar as arsyen që çoi prezantuesen në vetevrasje.

“Ne mund të konfirmojmë që Caroline jonë ndërroi jetë sot, 15 shkurt. Ne do të kërkonim që shtypi të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë dhe do t’i kërkojmë që ata të mos bëjnë asnjë përpjekje të na kontaktojnë  ose të na fotografojnë.”

Lajmi për vdekjen u publikua të shtunën, ndërsa mësohet sipas  raportimeve, mendohet
që Caroline është vetëvrarë ditën e “Shën Valentinit”.

Caroline Flack

Ndërkohë vetëvrasja e saj ka ende vend për dyshime, Caroline Flack njihej për moderimin e emisionit e famshëm “Love Island”, sepse ajo u largua nga emisioni para sezonit të ri si pasojë e akuzave të ngritura nga i dashuri i saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mediat e huaja në mars të vitit të kaluar qarkulloi lajmi se prezantuesja duhej të paraqitej në gjykatë për të dëshmuar nëse e kishte dhunuar fizikisht të dashurin e saj, Lewis Burton. Por ajo tha në dhjetor se është e pafajshme.

Flack  e nisi karrierën në Bo Selecta dhe prezantoi disa emisione, përfshirë “I’m a celebrity,” “X Factor” dhe “Love Island.”

Nuk dihet çfarë arsyeje e fortë mund ta ketë shtyrë prezantuesen të vrasë veten, por ndërkohë në  14 shkurt partneri i saj, Burton publikoi një  foto ku shfaqej së bashku me Caroline në Instagram me mbishkrimin “Gëzuar Shën Valentinin.”

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment