Art&Argëtim

“Pati përplasje”, Alketa Vejsiu pranon hapur ‘sherrin’ me Vera Grabockën për Elvana Gjatën (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 10:45 Nga DOSJA
“Pati përplasje”, Alketa Vejsiu pranon hapur

TIRANË– Moderatorja, Alketa Vejsiu e ftuar në emisionin e Ilva Tares, në Euroneës Albania ka pranuar hapur se mes saj dhe Vera Grabockës ka pasur një përplasje në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo ka treguar se pati diskutime dhe përplasje për shkak të mendimeve ndryshe, por gjithsesi raportet e tyre mbeten të njëjta, edhe pas kësaj krisjeje në marrëdhënien e tyre.

Madje Alketa Vejsiu ka rrëfyer se një ndër dy njerëzit më të rëndësishëm që e ndoqën nga salla e Ariston, në Sanremo, ishin bashkëshorti dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj profesionale, Vera Grabocka.

Biseda

Ilva Tare: Çfarë raporti ke me Vera Grabockën? U duk sikur u mbyll një kapitull me festivalin që u rihap dje me Piter Panin sërish.

Alketa Vejsiu: Kjo është tamam si një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen dhe iu thuhet “Çfarë ndodh me raportin tuaj të dashurisë?”. Është një raport që ka edhe 20 vite jetë. Raportet ridimensionohen apo jo riformatohen, por mund të them vetëm një fjali, që  është një raport shumë solid i cili do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë. Kjo pak por është e sigurt.

Ilva Tare: Por pati krisje?

Alketa Vejsiu: Krisje jo. Pati diskutime. Sigurisht që eksperienca e Verës dhe dëshira ime për novacion ndonjëherë përplasen, por gjehet gjithmonë një rrugë e përbashkët ku lumi zë shtrat.

Ilva Tare: Të uroi Vera Grabocka për Sanremon?

Alketa Vejsiu: Po Vera Grabocka ishte në sallë, se këtë nuk e dinë njërëzit. Por ishin dy njerëz në sallën e Aristoni me të cilët unë kisha gjithnjë kontakt me sy. Ishte bashkëshorti im, dhe në të djathtë një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën time profesionale, profesori im, Vera Grabocka. Ishin aty për të më mbështetur.

Gjithçka nisi në Festivalin e 58 të RTSh-së, ku Vejsiu dhe Grabocka u ndanë në dy klane. Vejsiu doli hapur si mbështetëse e Elvana Gjatës, një nga pretendetet kryesore për çmimin e madh dhe Grabocka mbështetëse e rivales më të fortë të Gjatës, Arilena Arën. Për me tepër, Grabocka prej 16 vitesh kishte në staf edhe Popi Kolën, menaxherin e Arës. Pasi çmimin e madh e fitoi Arilena, filluan të qarkullonin zëra lart e poshtë se alenca mes Grabockës dhe Vejsiut është prishur.

 

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arilena ara elvana gjata festivali i rtsh vera grabocka alketa vejsiu arilena ara elvana gjata festivali i rtsh vera grabocka

Sondazh

Poll