Art&Argëtim

E pabesueshme/ 53-vjeçarja zgjohet dy orë pasi kirurgët kishin nisur operacionin në tru, ajo nis të luajë në violinë qet

19 Shkurt 2020, 09:57 Nga DOSJA

LONDËR– Bëhet fjalë për një grua 53-vjeçare, Dagmar Turner, e cila u diagnostikua me një tumor të madh në tru prej vitit 2013.

Por çuditërisht ajo është zgjuar në mes të operacionit, dy orë pasi mjekët kishin nisur të hapnin trurin e saj, ata i thanë të luajë në vilolinë, në mënyrë që ata të vazhdonin heqjen e tumorit.

Ndonëse u diagnostikua prej 2013 me tumor në tru, por ai u rrit deri në 8cm me 4cm, dhe u bë agresiv pavarësisht se ajo bënte radioterapi.

Nga videoja që u bë virale, shihet  që 53-vjeçarja luajti në violinë sikur të  ishte në një vend të qetë e relaksues, kur realisht ishte e shtrirë dhe mjekët po i hiqnin tumorin nga truri.

Operacioni u përfundua pa komplikacione dhe 53-vjeçarja Turner është rikthyer në shtëpi duke luajtur sërish në violinë. Tumori ishte i vendosur në lobin frontal në të djathën e trurit të saj, afër një zone që kontrollon lëvizjen e dorës së saj të majtë, e cila rrjedhimisht është thelbësore për talentin e saj muzikor, në violinë.

Fakti që ajo u zgjua gjatë operacionit mësohet të jetë bërë  nga vetë mjekët, në mënyrë që doza e përdorur në trupin e saj mos e dëmtonte në asnjë shqisë.

‘Ne kemi arritur të heqim mbi 90 përqind të tumorit, duke përfshirë të gjitha zonat që u dyshuan për aktivitet agresiv, ndërsa ruanin funksionin e plotë në dorën e saj të majtë.”- ka thënë një nga mjekët.

 Burimi: ABC.net  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete dagmar turner londer dagmar turner londer

Sondazh

Poll