Politike

Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur këta banditë

Berisha tha se gazi lotsjellës dhe uji drejt protestuesve, me urdhër të Ilirjan Prodës dhe Sokol Bizhgas. 

20 Shkurt 2026, 20:06 Nga E.d
Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka bërë thirrje efektivëve të policisë të bashkohen me protestuesit. Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur ata që ai i cilësoi si 'banditë'. 

Sipas tij, Edi Rama është i pashpresë. Berisha tha se gazi lotsjellës dhe uji drejt protestuesve, me urdhër të Ilirjan Prodës dhe Sokol Bizhgas. 

Sali Berisha: Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh. Në vend që paratë t’i kthejnë në rrogat tuaja, bëjnë ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur. Nuk keni asnjë justifikim të mbroni banditë si këta?

Zoti Berisha, si do vijojë aksioni? Do ecni nëpër Tiranë apo ka një plan të qartë?

Sali Berisha: Planin ndiqeni dhe raportojeni për qytetarët, se ju e patë se si Tirana dhe Shqipëria ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 1991. Edi Rama është i pashpresë. Mesazhi është: Edi Rama është i pashpresë.

Si e komentoni ujin me presion që u hodh dhe gaz lotsjellës?

Sali Berisha: Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë, të cilët në mënyrën më absolute do ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.

Zoti Berisha, pse vendosët të qëndronit sot me protestuesit dhe nuk i pritët në seli si herët e tjera?

Sali Berisha: Sepse skenarët ndryshojnë./Dosja.al

 

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll