Bota

ME FOTO/ Këta janë anëtarët e familjes Bllaca që u shuan një ditë më parë në Gjilan, detaje nga masakra

19 Shkurt 2020, 13:08 Nga DOSJA
ME FOTO/ Këta janë anëtarët e familjes Bllaca që u

KOSOVË– Personat që shikoni në foto janë dy vëllezërit, Fisnik dhe Blerim Bllaca dhe Valdete Bllaca, të cilët u shuan një ditë më parë në Gjilan bashkë me dy prindërit. Ishte pikërisht ish-efektivja që sipas Prokurorisë ka shkrepur armën mbi të gjithë familjen duke lënë të vdekur dy prindërit, Zeqir dhe Hanife Bllaca si dhe dy vëllezërit Fisnik e Blerim.

Ditën e sotme policia e Kosovës ka pezulluar 4 efektivë Alban Ramushi, komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. Ata akuzohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Kosova u trondit një ditë më parë nga një masakër brenda familjes. Ngjarja ndodhi në mesditë dhe në lagjen Bujanina në Gjilan. Autorja e krimit, Bllaca kishte qenë pjesë e Stacionit policor të Gjilanit për 18 vite por ishte pezulluar për shkak të problemeve psiqike që kishte pasur. Muaj më vonë, ajo ishte rikthyer në detyrë si pjesë e stafit civil, gjë që nuk e lejon të mbajë armë, por kishte ruajtur atë të mëparshmen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni blerim bllaca fisnik bllaca masakra ne gjilan valdete bllaca blerim bllaca fisnik bllaca masakra ne gjilan valdete bllaca

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2020, 10:26

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

SERBI– Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.S...