Bota

Shuhet familja e regjisorit kinez Chang Kai/ E çoi të atin në spital, por s’kishte shtretër të lirë, bashkëshortja e ti

19 Shkurt 2020, 13:08 Nga DOSJA
Shuhet familja e regjisorit kinez Chang Kai/ E çoi të atin në

KINË– Regjisori kinez Chang Kai, motra e tij, nëna dhe babai kanë vdekur të gjithë nga koronavirusi. Ky është ndër rasetet e para që e gjithë familja të shuhet nga viursi vdekjeprurës në Wuhan, qyteti ku shpërtheu Koronavirusi.

Regjisori 55-vjeçar Chang Kai , vdiq në 14 shkurt. Prindërit e tij vdiqën gjatë dy javëve të mëparshme, pasi familja kaloi disa ditë së bashku në vetë-karantinë, raportoi revista kineze Caixin. Motra e Chang vdiq disa orë pasi ai ndërroi jetë, ndërsa gruaja e 55-vjeçarit është në gjendje kritike për jetën, e vetmja që ka mbijetuar.

Chang Kai e kishte mbajtur babanë e tij në shtëpi pasi vetë u sëmur në fund të janarit. Ai e çoi të atin  në disa spitale, por nuk gjeti dot një shtrat ku të shtrihej, shkruan Caixin. Më 28 janar ai ishte viktima e parë e familjes, ndërsa të tjerët e kishin marrë infeksionin.

Shkalla e vdekjeve në Wuhan dhe në zonat përreth ka qenë shumë e lartë, kryesisht në Hubei,  ka të vdekur më shumë se në çdo vend tjetër të Kinës. Shumë pacientë raportuan se nuk gjenin shtretër të lirë nëpër spitale, pasi çdo qendër e ngritur për të prekurit nga virusi ishin të tejmbushura përtej kapaciteteve normale.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se megjithëse sëmundja do të ishte e lehtë  në katër nga pesë pacientë, rreth 20% prej tyre do të kenë simptoma më të rënda.

Koronavirusi ka shënuar 2,009 viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chang kai  liu shouxiang chang kai  liu shouxiang

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2020, 10:26

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

SERBI– Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.S...