Bota

Publikuan artikullin ‘Kina, e sëmura e vërtetë e Azisë’, tre gazetarëve të ‘Wall Street Journal’ iu hiqen kredenci

19 Shkurt 2020, 12:30 Nga DOSJA
Publikuan artikullin ‘Kina, e sëmura e vërtetë e

KINË– Qeveria kineze ndërkohë që vendi gjendet në një kaos për shkak të Koronvirusit që po merr mijëra jetë njerëzish, i ka hequr 3 gazetarëve Wall Street Journal, letrat kredenciale si media, për shkak se vetë gazeta nuk ka pranur që të kërkojë falje për një lajm, titulli i të cilit e përshkruante Kinën si “E sëmura e vërtetë e Azisë.”

Ky lajm është bërë me dije ditën e sotme nga Ministria e Jashtme në Kinë. Ndërkohë zëdhënësi Geng Shuang në një konferencë të rëndësishme, u shpreh se Pekini ka reflektuar kundrejt gazetës në lidhje me artikullin që u publikua më  3 shkurt.

Në atë lajm ku Kina kritikohej, u cilësua “e sëmura e vërtetë e Azizë”, përshkruhej si vendi racist që mohonte përpjekjet dhe ndihmën që i ofrohej për të “mposhtur”  virusin vdekjeprurës që deri më tani u ka marrë jetën  2,009 personave në rang global.

Populli kinez nuk i mirëpret mediat që publikojnë deklarata raciste dhe sulme keqdashëse ndaj Kinës. Në këtë këndvështrim, Kina ka vendosur t’ua revokojë kartat e shtypit, tre gazetarëve korrespodentë të Wall Street Journal në Pekin duke nisur nga sot.”- ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng.

Shumë gazetarëve të huaj u janë vendosur viza afatshkurtra në vend të vizës standarde një vjeçare. Por është shumë e pazakontë që një gazetar ndërkombëtar të dëbohet nga vendi. Në deklaratën e sotme, Klubi i Korrespondentit të Jashtëm të Kinës e përshkroi masën për dëbimin e tre reporterëve si një “formë të paprecedent të hakmarrjes ndaj gazetarëve të huaj në Kinë”.

Koronavirusi ka shënuar 2,009 viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi:  CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2009 vikitma ne kine 3 gazetareve ju hiqen kredencialet koronavirusi në kinë tre gazetarëve të ‘wall street journal’ viursi ne kine 2009 vikitma ne kine 3 gazetareve ju hiqen kredencialet koronavirusi në kinë tre gazetarëve të ‘wall street journal’ viursi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2020, 10:26

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

SERBI– Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.S...