Aktualitet

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ Sherri nisi në një fast-food, shpallen në kërkim dy persona

Bëhet me dije se sherri ka nisur një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, mes një grupi të rinjsh. 

20 Shkurt 2026, 17:17 Nga E.d
Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ Sherri nisi në një fast-food,
Egli Pashollari

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit Egli Pashollari. Ai u godit me thikë në kurriz dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Bëhet me dije se sherri ka nisur një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, mes një grupi të rinjsh. 

Pasi doli nga fast-foodi, dy autorët i bënë pritë dhe njëri prej tyre e goditi 31-vjeçarin me thikë në shpinë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi zbardhen e plotë të saj. Në kuadër të kësaj ngjarje të rëndë, policia ka shpallur në kërkim dy persona. 

Egli Pashollari, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve. Sipas policisë, po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Ndërsa grupet hetimore vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje/Dosja.al

egli pashollari vrasje tirane

Sondazh

Poll