Aktualitet

DETAJE nga vrasja e Egli Pashollarit/ 31-vjeçari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë, u godit me thikë në kurriz! Ndërroi jetë rrugës për në spital

Bëhet me dije se Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

20 Shkurt 2026, 16:34 Nga E. D
DETAJE nga vrasja e Egli Pashollarit/ 31-vjeçari u sulmua nga dy
Egli Pashollari

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari.

Bëhet me dije se Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje.

Por ai nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë policia bën me dije se ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon, por po punohet intensivisht për kapjen e tyre./Dosja.al

egli pashollari

Sondazh

Poll