Aktualitet

“Pse më ngacmon të fejuarën”! Ja si nisi sherri në Rrugën e Kavajës, partnerja transportoi në spital 34-vjeçarin që u qëllua me armë zjarri

34-vjeçari i plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën e tij.

20 Shkurt 2026, 17:02 Nga E.d
“Pse më ngacmon të fejuarën”! Ja si nisi sherri
Foto ilustruse

TIRANË- Detaja të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Rrugën e Kavajës. Mësohet se sherri ka nisur si pasojë e një keqkuptimi. 34-vjeçari i plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën e tij. Ai ka menduar se dikush po i ngacmonte të fejuarën dhe është ngritur për t'u sqaruar me personin, i cili e plagosi.


Debati ka agravuar dhe autori i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka qëlluar atë në zonën pranë barkut. Më pas, partnerja e personit të plagosur e ka transportuar atë drejt ambienteve të spitalit. Bëhet me dije se 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

plagosje arme zjarri tirane

Sondazh

Poll