Aktualitet

Sherri me thika në Tiranë/ Policia jep detaje: Identifikohen autorët, po punohet për kapjen e tyre

Blutë bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku 31-vjeçari është goditur me thikë, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

20 Shkurt 2026, 16:20 Nga E. D
Sherri me thika në Tiranë/ Policia jep detaje: Identifikohen
foto ilustuese

TIRANË- Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vrasjen e Egli Pashollari.  Blutë bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku 31-vjeçari është goditur me thikë, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Policia gjithashtu bën me dije se janë identifikuar autorët dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Policia i ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje./Dosja.al

egli pashollari

Sondazh

Poll