Aktualitet

Dhunoi dhe kanosi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari në Sarandë

Ende nuk dihen shkaqet, që e kanë çuar drejt këtij veprimi, ndërsa po hetohet më shumë mbi rastin.

20 Shkurt 2026, 15:30 Nga E.d
Dhunoi dhe kanosi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet
Foto ilustruse

SARANDA- Policia ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar në qytetin e Sarandës. Ai është shpallur në kërkim nga blutë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës.

Ende nuk dihen shkaqet, që e kanë çuar drejt këtij veprimi, ndërsa po hetohet më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Punohet për kapjen e shtetasit E. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit./Dosja.al

sarandë 19-vjeçari policia

Sondazh

Poll