Aktualitet

Goditi nxënësin në oborrin e shkollës, nis hetimi për mësuesin 51-vjeçar në Peqin

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

20 Shkurt 2026, 15:37 Nga E.d
Goditi nxënësin në oborrin e shkollës, nis hetimi për
Foto ilustruse

PEQIN- Policia ka nisur hetimin ndaj një 51-vjeçar me profesion mësues në Peqin. Ndaj tij nisi hetimi, pasi ka goditur një nxënës të klasës së 7-të të shkollës ku punonte.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasin B. D., 51 vjeç, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Peqin, pasi dje, ka kallëzuar një nxënës i klasës së 7-të të kësaj shkolle, se më datë 10.02.2026, në oborrin e shkollës, ky mësues e ka goditur në trup, për motive të dobëta”, njoftoi sot policia./Dosja.al

peqin 51-vjeçar nxenes

Sondazh

Poll