Politike

Policia nuk mori përsipër protestën e PD-së, Koçiu: Kush kryen akte dhune do të dënohet

Gjatë një deklarate për mediat, Koçiu ka deklaruar se protesta është e drejtë kushtetuese.

20 Shkurt 2026, 12:40 Nga I.A
Policia nuk mori përsipër protestën e PD-së, Koçiu:
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka komentuar vendimin e Policisë së Tiranës për të mos marrë përsipër zhvillimin e protestës së PD-së. Gjatë një deklarate për mediat, Koçiu ka deklaruar se protesta është e drejtë kushtetuese. Ndërkohë që ka deklaruar se kush kryen akte dhune do të dënohet. 

“Protestat janë e drejtë kushtetuese. Sa i përket faktit që policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillimin e protestës, patjetër që është procedurë që është e lidhur drejtpërdrejt me dy protestat e kaluara, duke pasur në konsideratë veprimet e dhunshme që janë regjistruar. Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë. Si të jetë protestë me leje, si të jetë pa leje, kushdo që kryen veprim që dënohet penalisht, patjetër që klasifikohet vepra,“ tha Koçiu./Dosja.al

albana koçiu

Sondazh

Poll