Politike

Donte të dilte nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas: Ke dhe disa orë burg

Në seancën e sotme, Çyrbja kërkoi që të lirohej, por gjykata ka thënë se i kanë mbetur edhe disa orë dënim. 

20 Shkurt 2026, 10:12 Nga I.A
Donte të dilte nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja për të dalë nga burgu. Në seancën e sotme, Çyrbja kërkoi që të lirohej, por gjykata ka thënë se i kanë mbetur edhe disa orë dënim. 

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon:– Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026.

Për çfarë u arrestua Çyrbja ?

Ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja është arrestuar më datë 28 tetor të vitit të kaluar. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. /Dosja.al

jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll