20 Shkurt 2026, 11:08
Nga I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partia Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi se qeveria po rrëmben prona private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru, Tiranë. Sipas PD-së, pronat nr. 173 dhe 174 të familjes Dervishi janë kaluar pa transparencë te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë Kayo, ndërsa sot toka ruhet nga ushtarë dhe pronarëve u ndalohet hyrja.
Banorët denoncojnë se vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontim armësh, aktivitet me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që në lejen e ndërtimit objekti figuron si “fabrikë tekstilesh”, me zhvillues “Kayo” dhe sipërmarrës MSSC Group shpk.
Deklarata e Plotë:
Qeveria po rrëmben pronat private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru. Qytetarë në Kodër Babrru, Tiranë, u shprehën se po ndodh një skandal i rëndë me pronën private të familjes Dervishi. Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës. Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë. Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre. Nuk ka tabelë informuese për kufizimet. Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas denoncuesve vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara – u shprehën ata. Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”. Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.
Nëse aty vërtet do të ndërtohet fabrikë armësh dhe demontimi siç banorët denoncojnë, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur publik dhe me fshehje të qëllimshme të natyrës reale të projektit. Kanë depozituar edhe kallëzim penal. Kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut… dhe kanë shumë të drejtë…. Kjo nuk është një çështje lokale. Kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.
Askush nuk ka mandat për të grabitur pronën e qytetarëve. Askush nuk ka të drejtë të kthejë lagjet e banuara në zona industriale të rrezikshme. Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë. Nëse shteti nuk mbron qytetarët e vet, qytetarët do të mbrojnë vetveten me çdo mjet demokratik që u jep ligji. Për këto arsye dhe shumë të tjera të gjithë së bashku më 20 Shkurt ti japim Edi Ramës dhe qeverisjes së tij atë që meriton.
kayo pd
Politike
20 Shkurt 2026, 11:07
D.S
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, tha se pa flijimin familjes Jashari nuk do të festohej...
Politike
20 Shkurt 2026, 11:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi spotin e protestës qw do tw mbahet ditwn e sotme. Në nj&eum...
Politike
20 Shkurt 2026, 10:12
I.A
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgi...
Politike
20 Shkurt 2026, 10:06
I.A
Silvio Gonzato
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një n...
Politike
20 Shkurt 2026, 09:58
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka komentuar nismën e mazhorancës që pengon ...
Politike
20 Shkurt 2026, 09:08
D.S
SPAK
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion &e...
Politike
20 Shkurt 2026, 08:40
D.S
Erion Veliaj
Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke...
Politike
20 Shkurt 2026, 07:50
D.S
kuvendi
TIRANË- Seanca maratonë e hapur diten e djeshme u mbyll sot në orën 04:15 të mëngjesit ku Kuvendi miratoi dy pr...
Politike
19 Shkurt 2026, 22:57
E. D
Vjosa Osmani
“Figurë konsensuale” – këto mund të jenë fjalët që i bëjnë bashkë të gjith...
Politike
19 Shkurt 2026, 22:47
E. D
Vjosa Osmani, Edi Rama, Donald Trump
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, lidhur me Gjyka...