Politike

"Pa 5, 6 dhe 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti"/ Kurti : Pa flijimin e Familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ku u themelua Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti u shpreh se, shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare.

20 Shkurt 2026, 11:07 Nga D.S
"Pa 5, 6 dhe 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti"/ Kurti : Pa flijimin
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, tha se pa flijimin familjes Jashari nuk do të festohej Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ku u themelua Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti u shpreh se, shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se, pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë për liri.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi të sakrificës. Në kalendarin vjetor, shkurti vjen pas marsit, në faqe para marsit. Por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5, 6 dhe 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti. Pa flijimin e Familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës. Pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri”, tha Kurti./Dosja.al

familja jashari albin kurti 17 shkurt

Sondazh

Poll