Politike

Opozita gati për protestën/ Blindohet godina e Kryeministrisë

Protesta e sotme do të nisë nga ora 18:00 dhe pritet që të vazhdojë deri rreth orës 21:00.

20 Shkurt 2026, 12:14 Nga D.S
Opozita gati për protestën/ Blindohet  godina e Kryeministrisë
Kryeministria

TIRANË- Godina e Kryeministrisë është duke u blinduar ditën e sotme për protestën që do të mbahet nga Opozita. Protesta e sotme do të nisë nga ora 18:00 dhe pritet që të vazhdojë deri rreth orës 21:00.

Ndërkohë që ditën e sotme, u zbulua se Policia e Tiranës nuk ka dhënë lejen e autorizimit për zhvillimin e protestës. Vendimi i Policisë për moslejimin e tubimit erdhi pas një analize risku duke iu referuar prostestës së mëparshme me molotovë. Pavarësisht kësaj ,autoritetet kanë planifikuar bllokimin e qarkullimit rrugor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse (si “Ukraina e Lirë” dhe “Papa Gjon Pali II”) duke nisur nga ora 15:00./Dosja.al

kryeministria protesta e 20 shkurt

Sondazh

Poll