Politike

Nisma e Ramës për të mbrojtur kabinetin, Gonzato: Po e ndjekim nga afër dhe do e vlerësojmë

Në një intervistë për Deutsche Welle, Gonzato theksoi se janë duke e monitoruar, duke shtuar se kjo nismë duhet të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

20 Shkurt 2026, 09:58 Nga I.A
Nisma e Ramës për të mbrojtur kabinetin, Gonzato: Po e ndjekim
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka komentuar nismën e mazhorancës që pengon pezullimin e ministrave nga SPAK dhe GJKKO. Në një intervistë për Deutsche Welle, Gonzato theksoi se janë duke e monitoruar, duke shtuar se kjo nismë duhet të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit.

“Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate. Sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Pra, ne presim që çdo nismë legjislative të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër se si ndikon kjo në këta elementë”, tha Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll