Politike

Seancë maratonë/ Miratohen projektligjet për diplomatët dhe AKSHI-n, rrëzohen 6 propozime të opozitës dhe emërohen katër anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Mësohet se mazhoranca miratoi draftin e Ministrisë së Jashtme ku parashikohet testimi i diplomatëve në shërbim, 12 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Pika 3 e nenit 68 parashikon:

20 Shkurt 2026, 07:50 Nga D.S
Seancë maratonë/ Miratohen projektligjet për diplomatët dhe
kuvendi

TIRANË- Seanca maratonë e hapur diten e djeshme u mbyll sot në orën 04:15 të mëngjesit ku Kuvendi miratoi dy projektligje dhe pesë projektvendime. Mësohet se mazhoranca miratoi draftin e Ministrisë së Jashtme ku parashikohet testimi i diplomatëve në shërbim, 12 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Pika 3 e nenit 68 parashikon:

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor.”

Projektligji në fjalë u miratua me 75 vota pro, 15 vota kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu u miratua edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t, i cili u miratua me 74 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim. Në pesë projektvendimet e miratuara u zgjodhën katër prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj, të propozuar nga Kuvendi si dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga qeveria, janë tashmë anëtarë të Këshillit.

Gjithashtu, u miratua edhe projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”, me 74 vota pro, 15 kundër dhe 0 abstenim. Gjashtë projektligjet e propozuara nga opozita, u rrëzuan. Dy prej tyre ishin të propozuara nga Ina Zhupa “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligjet nga Jorida Tabaku “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për statusin e minatorit”. Nisma e tre deputetëve të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë” dhe propozimi i Tedi Blushit ““Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë”.

Matilda Shehu e propozuar nga PS, do të votohet në një seancë tjetër plenare, sipas kërkesës së Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar./Dosja.al

seance plenare kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll