Aktualitet

Parandalohet një ngjarje kriminale/ Policia arreston 39-vjeçarin pas konfliktit në Vlorë

Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pranga ka rënë një 39-vjeçar pasi u konfliktua me një person tjetër për motive të dobëta.

19 Shkurt 2026, 09:44 Nga D.S
Parandalohet një ngjarje kriminale/ Policia arreston 39-vjeçarin pas
Vlorë

VLORË- Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pranga ka rënë një 39-vjeçar pasi u konfliktua me një person tjetër për motive të dobëta.

Uniformat blu bëjnë me dije se, 39-vjeçari me inicale A.SH., mbante një armë zjarri tip pistoletë me krehër dhe fishekë.  Mësohet se arma është sekuestruar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


"Vlorë/ Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale.
Arrestohet një 39-vjeçar që u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë. Sekuestrohet pistoleta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap shtetasi A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke reaguar me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve."/Dosja.al

vlorë policia arreston 39-vjeçarin pas konfliktit në vlorë parandalohet një ngjarje kriminale

Sondazh

Poll