Politike

“Rama sot në Bordin e Paqes”/ Balla-Bardhit: Juve nuk ju erdhi as Mcallister tek partia, s’takoi Sali Berishën

Në fjalën e tij në foltore ai u bëri thirrje opozitës të mbajnë televizorët ndezur në orën 16:00 pasi Rama dhe Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.

19 Shkurt 2026, 10:45 Nga D.S
“Rama sot në Bordin e Paqes”/ Balla-Bardhit: Juve nuk ju erdhi
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA duke deklaruar se sot do të takohet me Donald Trump për Bordin e Paqes.

Në fjalën e tij në foltore ai u bëri thirrje opozitës të mbajnë televizorët ndezur në orën 16:00 pasi Rama dhe Trump do të jenë së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Ndër të tjera, Balla iu drejtua Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke thënë se McAllister nuk takoi as Berishën duke shtuar se opozita nuk takon as aleatët e vet.

"Meqë më përmende një mik të vyer të Shqipërisë si David Mcallister. Një ndër gjerat që ai tha, është ajo që ua tha ju. Protestat e dhunshme janë të papranueshme për një demokraci funksionale. Thirrja ime ndaj jush dhe ndaj atij që nxit dhunën  është e papranueshme për një parti që është anëtare e PPE. Të besoj që ai tha edhe diçka tjetër, nuk e takoi Sali Berishën. Këta nuk i takojnë as aleatet e vetë.

Sa për akuza korrupsioni duhet të jemi të qartë, akuzë për korrupsion e keni aty mes jush, kryetarin tuaj. E mban mend ca bërtisje më 23 janar, Bordi i Paqes ta harrojë, Edi Rama nuk do të shkojë dot kurrë. Mbani telefonat ndezur, mbani televizorët ndezur në orën 16:00 Rama dhe Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes aty ku i takon Shqipërisë të jetë. Ju nuk ju erdhi Mcallister te partia, mirë që mori Jorida, Michael Gahler se do kishit mbetur bosh.", tha Balla./Dosja.al

taulant balla bordi i paqes

Sondazh

Poll