Politike

'Fjalim patetik'/ Peleshi i kthehet Bardhit: Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve

Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi iu përgjigj Bardhit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke theksuar se do të mblidhet ditën e hënë.    

19 Shkurt 2026, 10:27 Nga I.A
'Fjalim patetik'/ Peleshi i kthehet Bardhit: Të
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka konsideruar fjalimin e Gazment Bardhit si patetik. Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi iu përgjigj Bardhit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke theksuar se do të mblidhet ditën e hënë.    

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi. Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor. Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin. Puna ime është ta mbaj në normalitet”, shprehet Peleshi./Dosja.al

niko peleshi gazment bardhi

Sondazh

Poll