Politike

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

Veseli deklaroi se i ka shërbyer vendit të tij dhe se në momentet më të errëta nuk e humbi kurrë besimin se liria dhe e drejta do të triumfonin.

18 Shkurt 2026, 15:06 Nga E.d
Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet
Foto ilustruse

HAGË- Ish kryeparlamentari, Kadri Veseli ka mbajtur fjalën e tij në seancën e fundit të deklaratave përmbyllëse në gjyqin që po mbahet në Hagë. Ai u shpreh se gjykata duhet të mbrojë me çdo kusht të vërtetën dhe paanësinë në këtë proces.

Veseli deklaroi se i ka shërbyer vendit të tij dhe se në momentet më të errëta nuk e humbi kurrë besimin se liria dhe e drejta do të triumfonin. Ai theksoi se populli i Kosovës kishte të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar me liri e dinjitet. Në fund, Veseli tha se paqja s’mund të ndërtohet mbi krim.

“Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë. Është trashëgimia që do të mbetet prej saj. Ky është shkaku pse iu bashkova grave e burrave që u rreshtuan për lirinë e Kosovës dhe i kam shërbyer vendit tim që të gjithë ta njohin të vërtetën. Në momentet më të errëta s’e humba kurrë besimin se liria dhe e drejta do të triumfonin.

Populli i Kosovës kishte të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar me liri e dinjitet. Kam besuar se vuajtjet do të merrnin fund. Nuk kam besuar kurrë se dhuna, urrejtja e hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes. Liria s’mund të arrihet përmes padrejtësisë. Paqja s’mund të ndërtohet mbi krim. Ky s’ka qenë parim teorik, por bindje morale që ka udhëhequr çdo veprim timin. Familja ime dhe unë kemi jetuar nën persekutim të vazhdueshëm. Kjo ka prekur secilin anëtar të saj, por edhe popullin tim.

Burrat, gratë, fëmijët përballeshin çdo ditë me padrejtësi e frikë. E di ç’do të thotë të jetosh i pambrojtur dhe nën kërcënim të vazhdueshëm. Nuk ia uroj askujt. Pas dekadash hetimesh, dokumentesh dhe dëshmish të panumërta, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime. Kjo nuk është çështje interpretimi, kjo është çështje fakti”, u shpreh Veseli./Dosja.al

kadri veseli haga kosova

Sondazh

Poll