Politike

"Akuzat nuk kanë bazë të vërtetën"/ Gjyqi në Hagë, Rexhep Selimi kërkon pafajësi: Po njollosin luftën çlirimtare të Kosovës

Ai tha se UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal.

18 Shkurt 2026, 15:12 Nga E.d
"Akuzat nuk kanë bazë të vërtetën"/ Gjyqi
Rexhep Selimi

HAGË– Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka deklaruar nga Haga se akuzat nuk kanë bazë të vërtetën, ndërsa kërkoj pafajësinë.

Ai tha se UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal. Selimi u shpreh se pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

“Është e 3-ta herë dhe shpresoj të jetë e fundit që marr fjalën në këtë sallë gjyqi. Këto 5 vite nuk kanë qenë të lehta dhe as të parëndësishme për historinë e vendit tonë. Le të shërbejë gjithë kjo si mundësi dhe shans për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve, ka dhe një element pozitiv, shpresoj se trupi gjykues ta ketë pasur kohen e mjaftueshme për të kuptuar se lufta ka qenë e drejtë dhe pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Në fjalën time në prill 2023, thashë se po përballesha me një aktakuzë të pabazuar, sot rrjedha e procesit më ka dhënë të drejtë, akuzat ndaj nesh janë të padrejta. Unë nuk ma ngriture sot ta mbroj veten time sepse këtë gjë e kanë bërë avokatët e mi, as për t’ju treguar për drejtësinë. Unë jam këtu sot për tu kërkuar nga ju që ta ushtroni drejtësinë.

Kanë kaluar 3 vite nga ky proces prokuroria mbështet në akuza që nuk kanë në bazë të vërtetën dhe kanë njollosur një luftë që ishte çlirimtare, prokuroria që në fillim të fjalës përfundimtare, deklaroi se nuk kërkon dënimi ne shtabit të përgjithshëm të UÇK. Në fakt shënjestër ishte i gjithë shtabi, UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal”, tha Rexhep Selimi./Dosja.al

rexhep selimi haga gjyq

Sondazh

Poll