Politike

Mosmarrëveshje me BE-në? Debat në zyrat e Kuvendit! Eurodeputeti Gahler- Ballës: Pse do shkoni në Bordin e Paqes?

Deputeti i Parlamentit Europian, Peter Gahler, ngriti pyetje ndaj Ballës për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me Bordin e Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA‑s, Donald Trump, duke kërkuar sqarime pse Shqipëria e pranoi menjëherë këtë ftesë nga SHBA-të.

18 Shkurt 2026, 12:18 Nga D.S
Mosmarrëveshje me BE-në? Debat në zyrat e Kuvendit! Eurodeputeti
Gahler dhe Balla

TIRANË- Një debat lidhur me marrëdhënien ndërkombëtare, është ndezur gjatë një takimi në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë mes delegacionit të Bashkimit Europian dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deputeti i Parlamentit Europian, Peter Gahler, ngriti pyetje ndaj Ballës për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me Bordin e Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA‑s, Donald Trump, duke kërkuar sqarime pse Shqipëria e pranoi menjëherë këtë ftesë nga SHBA-të.

Balla u kundërpërgjigj duke deklaruar se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se zyrtarët e BE‑s duhet të pyesin vetë institucionet e Bashkimit Europian për mos‑përfaqësim të qartë në këtë Bord.

“Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë. Sa i përket SHBA ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Zoti Gahler bën mirë të pyesësh Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë”, tha Balla./Dosja.al

taulant balla peter gahler

Sondazh

Poll