“Berisha ka tentuar t’i vrasë e plot nga këta djem sot janë të vrarë”/ Rrëfimi i Zylfies: Haklajt braktisën kullën
TIRANË– Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, familja Haklaj e ndjente veten më të kërcënuar se kurrë. Në Shtator të vitit 2005, pak ditë pasi qeveria Berisha betohet, pjesa e mbetur e familjes në Kërrnajë largohet jashtë vendit. Ata, e konsideronin Berishën si shkaktarin kryesor të fatkeqësive të shumta në familje.
“Në vitin 2005, me ardhjen e Berishës në pushtet, babai duke parë që rrezikohej jeta e Fatmirës, pjesëtarë të tjerë të familjes ishin larguar në 2002-2003, e me radhë në atë kohë pranon të largohet bashkë me nënën”, tregon Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve
Banesa i lihet për tu kujdesur një të afërmi të tyre, Manush Selivradës. Ai jetoi për disa kohë aty me bashkëshorten, nënën e moshuar dhe 4 fëmijët.
Tashmë që familja Haklaj ishte larguar, objektiv u bënë njerëzit e afërt. Më 20 tetor të vitit 2005, i bëhet pritë nipit të Haklajve Blerim Lanaj. Ai ishte duke udhëtuar në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë së bashku me shtetasin Lirim Nukshiqi me një furgon të mbushur me gështenja. Ndaj tregtarëve hapet zjarr me breshëri në fshatin Ahmataj. Lanaj shpëtoi me disa dëmtime të lehta ndërkohë 32-vjeçari Lirim Nukshiqi u plagos rëndë. Më 7 Dhjetor të vitit 2005, në dalje të qytetit të Bajram Currit, me drejtim fshatin Markaj, i bëhet atentat vjehrrit të Ylli Haklajt, dhe dy kunetërve të tij. Gani Zeneli 70-vjeç, së bashku me djemtë udhëtonin me një mjet tip Toyota që dikur i përkiste Yllit. Persona të paidentifikuar sot e kësaj dite, hapën zjarr por fatmirësisht, manovrimi i shpejtë i kunatit të Yllit, Besnikut, bëri që askush të mos pësonte gjë.
“Ne kemi qenë familje e madhe, kemi pasur shumë miq e njerëz që i duam e na duan, njerëzit që na kanë ndenj besnikë, njerëzit që na kanë përkrah, Sali Berisha ka tentuar ti vrasë e plot nga këta djem sot janë të vrarë”.
Marrë nga Top Channel
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Në Suedi, familja Haklaj ka pësuar një tjetër tragjedi, e tregon Zylfia: S’ja plotësuam dot amanetin nënës, babai 9
Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Plaku i kësaj dere Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato a...
E fortifikuar, mure të larta e gardhe me tela e gjemba, si u rrafshua nga faqja e dheut me 70 kg tritol kulla e Haklajve
TIRANË-Tashmë, kundërshtarët e Haklajve e kishin rrugën e lirë për të shkatërruar kullën, në një kohë që nuk arrinin dot te familja. Mbrëmjen e 13 gushtit,...
“Berisha përdori emrin e Ramush Haradinajt për të na vrarë në Suedi”, Zylfie Haklaj tregon çfarë gjetën prokurorët
Në vitin 2003, Zylfija largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt...
Provat e vrasjes së Fatmir Haklajt, që nuk u verifikuan asnjëherë! Pengu që ka Aishja për të vëllain: Ne i dimë kryesor
TIRANË-Në vendngjarje ku u vra Fatmir Haklaj u gjetën disa prova, të cilat mund të çonin në identifikimin e autorëve.“Aty ishin gjetur një ça...
‘S’jam më Fatmiri që kam qënë’/ Sekondat e fundit të jetës, e hoqi anti-plumbin se nuk e mbante dot, amaneti me “k
TIRANË-Në 2 Nëntor të vitit 1999, bashkëshortja e Jaho Mulosmanit kishte lindur vajzë. Ai, së bashku me Fatmirin dhe Sami Kërrnajën do të niseshin nga bane...
Tradhëti brenda familjes/ Fatmir Haklaj s’i besoi dot as kunatit, burri i Aishes e “shiti” tek hasmit, e motra: Djali 8-v
TIRANË-Sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese. Haklajt, as e prisnin që kjo të ndod...
“Kam rastis drejtorin që u fuste duart profesoreve”/ Dëshmia tronditëse e djalit: Agron Bego dhe kolegu i tij bënin seks
FIER- Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Emisioni “Stop” trans...
Me kafkë të krisur e nuk ‘dorëzohej’, Aishe Haklaj tregon momentet e fundit para vrasjes së Fatmir Haklajt: E mbante dor
TIRANË– Minimi i gati një kilometër rrugë në Qafën e Cërrnicës ishte një tregues se kundërshtarët e Fatmir Haklajt ishin gati të ndërmerrnin çdo rre...
Harroi prizën në korrent, zjarri shkrumbon banesën në Tepelenë, nga kablli mori flakë divani
TEPELENË– Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Becisht të Bashkisë Tepelenë mbëmjen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se banesa është n...