16 Shkurt 2026, 17:34
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Amnistia Penale është miratuar pak ditë më parë nga Qeveria dhe pritet të kalojë në Kuvend. Nga kjo nuk do të përfitojnë vetëm shtetasit shqiptar, por pritet të përfitojnë edhe 19 shtetas të huaj. Ata janë dënuar në vendin tonë, për vepra të ndryshme penale. Në Relacionin për projektligjin për dhënie amnistie, bëhet e ditur se 7 shtetas të huaj do të lirohen menjëherë nga qelitë pas amnistisë.
Ndërsa 12 të tjerët, do të përfitojnë ulje të ndjeshme nga dënimi i mbetur. Por ata nuk do të lirohen menjëherë nga qelitë. Nga amistia penale pritet të përfitojnë mbi 20 mijë qytetarë, të dënuar apo në proces hetimi e gjykimi. Nga drafti i miratuar në Ekzekutiv, sipas ministrit të Drejtësisë, Lamallari pritet të lirohen 447 të burgosur, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë.
853 të dënuar të tjerë që përjashton nga falja totale e dënimit prej kategorisë së veprës penale do të përfitojnë ulje dënimi. Nga kjo përfitojnë me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit. Përveç të dënuarve të cilët do të lënë qelitë, do të përfitojnë edhe 5077 të dënuar me masa alternative në Shërbimin e Provës.
Gjithashtu do të pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta, të kryera deri në 31 dhjetor 2025. Vepra për të cilat parashikohet dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të krimeve që janë te kriteret ndaluese./Dosja.al
amnistia penale te huaj burg
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 16:55
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Media greke 'Protothema' i ka kushtuar një artikull vrasjes së një të burgosuri në burgun famëkeq...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 16:31
I.A
Ymer Berisha
TIRANË- Gjyshi i Alvin Berishës, vogëlushit që u shpëtua nga kampi i ferrit në vitin 2019 në Siri,i ka b&eu...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 16:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë ditën e sotme d&eu...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 15:53
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Avokatët e profesorit italian Michele D’Angelo kanë deklaruar se ai është i pafajshëm. Ata thon&e...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 14:24
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka nisur hetimin për një 36-vjeçar, i cili u kap në Kapshticë me pesticide p...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 14:18
D.S
foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një 53-vjeçar është arrestuar për kultivim lëndësh narkotike në Mal&eum...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 12:48
D.S
Maliq-Lozhan-Strelcë
MALIQ- Një rrëshqitje masive dheu ka paralizuar pjesërisht aksin rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë, duke detyr...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 12:21
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka kërkuar 40 dëshmitarëve për tu pyetur në gjykatë në kuadër të akuzave për...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 12:22
D.S
Gjykatën Themelore në Prishtinë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi të hënën gjykimi për shp&eum...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 11:35
D.S
AMP
TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...