Aktualitet

Atentati i dështuar në burgun grek/ Del sërish në skenë emri i Alket Rizait! Shënjestra, baxhanaku që dha 'lejen' për shqiptarin e arratisur

Media greke shkruan se ai përfitoi një leje jo të zakontë dhe të dyshimtë, të lëshuar pikërisht nga kryegardiani i cili u bë shënjestër e atentatit të dështuar.

16 Shkurt 2026, 16:55 Nga E.d
Atentati i dështuar në burgun grek/ Del sërish në skenë
Foto ilustruse

GREQI- Media greke 'Protothema' i ka kushtuar një artikull vrasjes së një të burgosuri në  burgun famëkeq të Domokosit në Greqi, ku objektivi ishte shefi i Gardianëve. Në artikullin e publikuar nga media greke dalin edhe emrat e 2 shqiptarëve të njohur, njëri prej të cilëve është Alket Rizai, një emër i njohur i botës së krimit.

Ndërsa shqiptari tjetër rezulton të jetë i arratisur. Media greke shkruan se ai përfitoi një leje jo të zakontë dhe të dyshimtë, të lëshuar pikërisht nga kryegardiani i cili u bë shënjestër e atentatit të dështuar.

Fakti intersant është se i dënuari shqiptar dhe kryegardiani janë baxhanakë. Ngjarjet në burgjet greke vijë seri, pasi situata përsa i përket sigurisë, lë për të dëshiruar. Kujtojmë se në burgun famëkeq të Malandrinos, pak javë më parë u vra edhe shqiptari i dënuari përjetë, Jani Aliaj.

“Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, pas incidentit të ri të dhunës brenda një zone “gjoja” të ruajtur, theksojnë me kuptimplotë se burgimi në asnjë mënyrë nuk i ndal veprimet e kriminelëve mizorë. Siç raportojnë ata, po ndodh pikërisht e kundërta, ndërsa arrijnë të pasurohen dhe të koordinojnë (ndoshta më rehat) aktivitetin e tyre kriminal pas hekurave. Brenda qelive gjenden armë, drogë dhe telefona celularë, me shprehjen “nuk do të gjesh asnjë tank në burg, dhe kjo sepse nuk futet nëpër portë” që pasqyron kryesisht, megjithëse në një mënyrë ekstreme, realitetin”, shkruan “Protothema”.

Vrasja është në një pikë "të verbër"

Pak pas orës 19:00 të së dielës pasdite, një 43-vjeçar grek, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Dimi Korfiatis, i cili u vra në Zakynthos në maj të vitit 2021, ishte me rreshterin dhe një tjetër të dënuar bullgar afatgjatë në një zonë burgu që është një nga të paktat që nuk ka mbikëqyrje me qark të mbyllur.

Sipas dëshmive të para, 43-vjeçari grek, duke mbajtur një pistoletë, e cila nuk dihet si ka hyrë në burg, ka shkuar drejt oficerit të burgut për ta qëlluar. Më pas, i dënuari bullgar e çarmatosi 43-vjeçarin dhe e qëlloi. Nga ekzaminimi i parë i trupit është konstatuar se viktima ka marrë dy plumba në kokë, si pasojë e të cilave ka humbur jetën në çast.

Oficeri i burgut nën mikroskop

Shefi i burgut Domokos, nuk është person i panjohur për Policinë Greke. Autoritetet e konsiderojnë shumë të rëndësishme dëshminë e tij, pasi ka shumë boshllëqe serioze në skenarin e mbështetur si nga ai ashtu edhe nga bullgari që e "shpëtoi".

Vlen të theksohet se rreshteri kishte dhënë një mendim disa muaj më parë në mënyrë që një i dënuar shqiptar me një kohë të gjatë i burgosur për një sërë veprash penale të merrte leje nga burgu i Domokos. Kur i burgosuri mori lejen, ai nuk u kthye kurrë dhe ka qenë i lirë që atëherë.

Por pse përmendet i dënuar shqiptar Alket Rizai? 

Alket Rizai, një i dënuar shqiptar në Greqi, thuhej se ishte i pranishëm gjatë momentit kur ndodhi ngjarja. Megjithatë, ai nuk është i dyshuari kryesor, i cili po hetohet nga policia helene. Ndonëse, konsiderohet pothuajse e sigurt se ai ishte afër vendit të përplasjes vdekjeprurëse. Rizai është i njohur jo vetëm për krimet e rënda, por edhe për dy arratisjet spektakolare nga burgu. Ai ndodhet prej 21 viteve në burg, që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003. Më herët ai ka bërë kërkesë për t’u liruar nga burgu i Domokosit më Greqi. /Dosja.al

greqi atentat shqipatre

Sondazh

Poll