Aktualitet

“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer në shtëpi nipin e dytë: Për herë të fundit kam folur në 2017

Valbona u largua drejt Sirisë në dhjetor të vitit 2014 me Alvinin, për shkak të radikalizimit përmes internetit.

16 Shkurt 2026, 16:31 Nga I.A
“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i
Ymer Berisha

TIRANË- Gjyshi i Alvin Berishës, vogëlushit që u shpëtua nga kampi i ferrit në vitin 2019 në Siri,i ka bërë thirrje shtetit për të ndihmuar në bashkimin me vajzën e tij. Në një rrëfim në emisionin 'Shqipëria Live' në Top Channel, Ymeri Berisha ka deklaruar se kthimi i Evës nga Siria në shtëpi, ka ngjallur shpresat e tyre. 

“Kur mendojë që erdhi Eva, ishte një kënaqësi sikur erdhi fëmija im”, u shpreh ai.

Valbona u largua drejt Sirisë në dhjetor të vitit 2014 me Alvinin, për shkak të radikalizimit përmes internetit. Dyshohet se në respektim të rregullave të shtetit islamik ajo u rimartua dhe solli një jetë Benjaminin. Ymeri tregon bisedën e fundit me të bijën.

“Për herë të fundit kam folur në 2017, a diçka kështu. I kam humbur kontaktet”, tregon ai./Dosja.al

alvin berisha ymer berisha

Sondazh

Poll