Aktualitet

Dosja “Metamorfoza”/ Vrasja e Gjin Boriçit dhe kushtet për kryerjen e ekzekutimit të Kleanthi Musabellit, SPAK kërkon 40 dëshmitarë! Debatet në seancë

Sipas prokurorëve të çështjes, dëshmitarët do të japin deklarime lidhur me vrasjen e Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020, si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabellit, të dyja ngjarje të pretenduara si të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

16 Shkurt 2026, 12:21 Nga E. D
Dosja “Metamorfoza”/ Vrasja e Gjin Boriçit dhe kushtet
SPAK

TIRANË- SPAK ka kërkuar 40 dëshmitarëve për tu pyetur në gjykatë në kuadër të akuzave për krime të rënda lidhur me “Metamorfoza”. Sipas prokurorëve të çështjes, dëshmitarët do të japin deklarime lidhur me vrasjen e Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020, si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabellit, të dyja ngjarje të pretenduara si të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në këtë proces po gjykohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe Behar Bajroviç dhe Edmond Preka.

Gjithashtu seanca është shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe përfaqësuesve të SPAK. Diskutimet u përqendruan te përputhshmëria e orareve të komunikimeve të siguruara nga platforma SKY ECC me kohën e regjistruar të vrasjes së Gjin Boriçit. Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja, argumentoi në sallë se orari i serverave të SKY ECC nuk përputhet me orën lokale në Shqipëri, duke theksuar se kjo duhet marrë në konsideratë gjatë vlerësimit të provave.

Nga ana tjetër, avokati Gurali Brahimllari, mbrojtës i Pëllumb Gjokës, pretendoi se procesverbali i klientit të tij është “spostuar” dhe se bëhet fjalë për manipulim të provave. Për shkak të kërkesës së avokatëve për kohë shtesë me qëllim njohjen e plotë me përmbajtjen e provave të administruara, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për një datë tjetër./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll