16 Shkurt 2026, 11:03
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë ekstraduar ditën e sotme nga Danimarka, Franca dhe Italia. Bëhet me dije se nga Danimarka u ekstradua shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela, ndërsa nga Franca shtetasi Christopher Rudoviç dhe nga Italia Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj.
Sipas njoftimit të policisë, Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në korrik 2025 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Ndërsa, Christopher Rudoviç, i cili u ekstradua nga Franca ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj, i cili u ekstradua nga Italia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi:
Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.
-U ekstradua nga Danimarka, shtetasi D. M. alias D. Ç. alias O. C., 28 vjeç, i lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shtetasi D. M. ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Mbi bazën e materialeve të dërguara nga autoritetet norvegjeze dhe nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kanë rezultuar pasuri (prona) të pajustifikuara në emër të tij dhe të familjarëve së tij.
-U ekstradua nga Franca, shtetasi Ch. R., 25 vjeç, i lindur në SHBA.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 05.11.2024, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në muajin qershor 2024, në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit me skaner, në valixhet e këtij shtetasi janë gjetur 2 armë të ftohta (thika metalike).
-U ekstradua nga Italia, shtetasi G. M. alias G. H., 39 vjeç, i lindur në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 13.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas akuzohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit Gj. K., duke e mashtruar se do ta ndihmonte për të shkuar në Itali, në mënyrë të paligjshme. Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar./Dosja.al
daniele matoshi alias daniele Çela alias oklid cela christopher rudoviç gazmir mjelli alias gazmir hamzaj
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 08:42
E. D
Saimir Korreshi
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar mëngjesin e sotëm, pasi spitali i Lushnjes i pë...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 08:19
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Fakulteti i Shkencave Teknike (FTN) në Mitrovicëne Veriut – i cili vepron brenda sistemit shkollor t&eum...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 07:28
E. D
TIRANË- Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe p...
Aktualitet
16 Shkurt 2026, 07:23
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti par...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 20:27
D.S
SHBA- Me organizimin e degës së VATRA-s në Boston dhe në bashkëpunim me "MassBesa", komuniteti shqiptar në Massachusetts re...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 19:46
D.S
Dorian Puka
BRITANI E MADHE- Media britanike The Telegraph, ka publikuar një artikull për një kriminel shqiptar i cili teksa i shmanget depo...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 17:01
D.S
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një 23-vjeçar ka humbur jetën në rre...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 16:21
D.S
Foto ilustruese
Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë e mohojnë shpërthimin e fruthit në një ko...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 15:12
D.S
Hana është 35 vjeçe - jeton e punon në Prishtinë, ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme, por nuk ka asnj&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2026, 14:00
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar nga Fieri. Kjo pasi ai ka përndjekur me automjet nj&...