Politike

"Nuk kanë lidhje udhëheqësit e UÇK me terrorin"/ Rama: Të vetmit të burgosur në Hagë janë dënuar për përdhunime, spastrime e krime çnjerëzore

Rama tha sipas prokurorëve, ata do t’i bashkohen të dënuarve serbe për krime çnjerëzore.

16 Shkurt 2026, 14:10 Nga E.d
"Nuk kanë lidhje udhëheqësit e UÇK me terrorin"/
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se të vetmit të burgosur në Hagë janë dënuar për përdhunime, spastrime e krime çnjerëzore. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk kanë lidhje udhëheqësit e UÇK me terrorin

Rama tha sipas prokurorëve, ata do t’i bashkohen të dënuarve serbe për krime çnjerëzore. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime dhe vrasje.

“Para se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë, mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së. Për hir të vërtetës e pata vështirë që të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund se përballë një situate të tillë, fjalët nuk janë të lehta për tu gjetur. Ndër disa mendime që besoj vlejnë të ndahen me ju. I pari ishte mendimi se kush është sot të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot të dënuar nga ajo gjykatë, janë Radovan Karadzic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë terrori dhe spastrimi, Radko Maldic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë s shfarosjes dhe autori i damkosur botërisht i masakrës së 8 mijë njerëzve të pafajshëm.

Të tjerë me burgim të përjetshëm për terronin e spajperit që shëndestruan fëmijë e gra si të ishte një safari njerëzor. Dikush që lidhte njerëz të gjatë dhe i hidhte në lumë duke parë me kënaqësi sesi përpërliteshin dhe mbyteshin. Dhe 3 autorë të tjerë përdhunimesh, vrasjesh, krimesh nga më makabret.

Sipas kërkesës së prokurorisë të tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do tu shtohen dhe 4 të tjerë, në anën tjetër të barrikadës. Ndërkohë që prokuroria nuk pati, përvojë në asnjë të ngjashëm se nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë”, tha Rama./Dosja.al

kosova edi rama uÇk

Sondazh

Poll