16 Shkurt 2026, 13:25
Nga E. D
Edi Rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në promovimin e librit “Kur heshtja flet”, kritikoi veprimet e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rama i cilësoi këto veprime si instrumente të një gjykate politike dhe jo thjesht si gabime individuale.
Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një mobilizim popullor, teksa shtoi se indiferenca e Perëndimit ndaj kësaj situate përbën një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare dhe rrezikon të krijojë padrejtësi të mëtejshme.
"Mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhësh shqipe për të nxjerrë dufin legjitim daj një prokurorie idiotësh, por ata nuk janë thjesht idiotë, janë instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se gjykatat e Serbisë, në raport me Kosovën, me ligjet e kohës kur ka ndodhur lufta. Dhe nëse UÇK nuk do e fitonte luftën në gjykatat e asaj Serbie dënimet e kërkuara nga prokurorët do ishin të pamundura sepse me ligjet e asaj Serbie nuk ka, 45 vjet, varrosje për së gjalli nuk ka.
Pra drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre ndjekin me indiferencë gjithë këtë katastrofë, faktikisht bën që ne sot të ngrejmë një pikëpyetje për veten tonë se cfarë mund dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë por jam i sigurtë që duhet të bëjmë dicka. Është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare. Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke njohur kosovën kaloi tesitn e humanizmit të vet, por nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli të 4 personave, ky mbetet një problem shumë i madh.
Është pengmarrje për arsye politike të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot. Dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën clirimtare të një ushtrie që në fakt ka qenë një mobilizim popullor, ku ata që janë trajtuar si komandant kanë qenë udhëheqës shpirtëror, moral të këtij mobilizimi," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
16 Shkurt 2026, 13:22
E. D
Edi Rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se nëse ish-udhëheqësit e UÇK-së dënohen ashtu si&ccedi...
Politike
16 Shkurt 2026, 13:20
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se partnerët ndërkombëtarë kanë marrë n...
Politike
16 Shkurt 2026, 13:17
E. D
Vjosa Osmani
PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga ...
Politike
16 Shkurt 2026, 13:16
E. D
Edi Rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë...
Politike
16 Shkurt 2026, 13:11
E. D
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet S...
Politike
16 Shkurt 2026, 13:08
D.S
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2026, u ballafaquan qëndrime të kundërta mes ...
Politike
16 Shkurt 2026, 13:00
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u ka institucioneve kombëtare ...
Politike
16 Shkurt 2026, 12:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Igli Tafa, i vendosur në krye të AKSHI-t, përfaqëso...
Politike
16 Shkurt 2026, 12:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme deklaroi se betej...
Politike
16 Shkurt 2026, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme deklaroi se dor&e...